MENU
klinika

“Ky Parlament do shkrihet, nëse…”

Berisha nuk liron foltoren, ndërhyn Felaj: S’mund të vijoni

03.02.2022 - 13:32

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë menjëherë fjalën, sapo ka mbërritur në sallën e Kuvendit. Berisha ka folur edhe në foltore për protestën e banorëve të “5 Majit”, duke akuzuar qeverinë se nuk ka bërë një kontratë apo marrëveshje me ta, por vetëm një vetëdeklarim.

Ish-kryeministri ka vijuar të flasë edhe pasi i ka mbaruar koha, ndërsa nuk i është përgjigjur kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, për të liruar foltoren.

Debati:
Berisha: Nuk është kontratë dhe marrëveshje, është një vetëdeklarim. Vetëdeklarimi është i domosdoshëm, por pa kontratën mes palëve ai ka zero vlerë. Vetëdeklarimi është mashtrim i turpshëm që përdoret ndaj tyre, të cilët narkoqeveria i trajton si armiq, sillet si qeveri pushtuesee, duke dhunuar Kushtetutën, Kodin Civil. Pse qeveria nuk ofron kontratë ose marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë. Do të vjedhë mbi ndërtesën që do të ndërtojë mbi truallin, ku jetojnë ato. Plani ka qenë për të ndërtuar 7 kate, por janë bërë mbi 30 kate, dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt i turpshëm, në të cilin oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bvavës.
Felaj: Z. Berisha ju mbaroi fjala.
Berisha: Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose do të shrihet. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.
Felaj: Z. Berisha kjo nuk është cështje për procedurë, qytetarët ato probleme që i kanë pasur, i kanë trajtuar. Nuk mund të vijoni. Z. Noka nuk mund të vazhdojë.