MENU
klinika

Sërish gati trefish më shtrenjtë

Bie lehtë çmimi i energjisë në tregun e lirë

03.02.2022 - 09:02

Çmimi i energjisë në dhjetor për blerjet që janë kryer nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ka rezultuar me një nivel 31.73 lekë/kwh.

Më herët, burime nga OSHEE pohuan se ky nivel kishte një pritshmëri te dilte mes 33-34 lekë/kwh por duket se finalja ka rezultuar më pozitive për bizneset e lidhur në 35 kilovolt dhe që furnizohen ende nga kompania publike.

Pavarësisht kësaj ulje të çmimit në dhjetor në raport më nëntorin që mban edhe rekordin me 38.7 lekë/kwh që nga viti 2018 kur nisi liberalizimi sërish çmimi final në tregun e lirë është gati tre herë më i lartë sesa ai në tregun e rregulluar.

Aktualisht në tregun e lirë janë subjektet, që kanë tensionin 110 kv dhe që kanë shkëputur shumë vite më parë ndërkohë që nga viti 2018 në këtë treg janë bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt.

Bizneset e radhës, që po të përballen me çmime më larta sesa kur ishin në tregun e rregulluar, janë ata të lidhur në tension të mesëm për të cilët qeveria vendosi shtyrjen e liberalizimit deri në qershor në mënyrë që t’i mbrojë ata me një çmim më preferencial.

Pas një tryeze me përfaqësuesit e shoqatave qeveria vendosi që deri në qershor bizneset e lidhur në tension 20,10,6 kv të furnizohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me një çmim më të ulët sesa ai i tregut të lirë, por më i lartë gjithsesi se tregu i rregulluar.

Modeli që do të funksionojë sipas OSHEE është shkrirja e çmimit me të cilin sigurohet energji nga KESH për këtë grup bizneset së bashku me çmimin me të cilën sigurohet diferenca në tregun e lirë. Kjo sipas përfaqësuesve të OSHEE do të japë një çmim prej 18-22 lekë/kwh, që është sa gjysma e atij me të cilin energjia u sigurua në nëntor.

Nëse çmimet do të kenë ulje, atëherë pas qershorit qeveria do të vijojë negociatat me bizneset për të vijuar me liberalizimin dhe daljen përfundimtare të këtyre bizneseve në treg.

Nëse këta të fundit nuk gjejnë furnizues, atëherë FMF do të sigurojë energjinë edhe për ta përmes një tarife që është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe që përfshin në të koston e energjisë së blerë në treg, kostot operative për procesin, tarifën e shpërndarjes si dhe një marzh minimal fitimi.

Në çdo rast aplikimi i kësaj formule ka në thelb dekurajimin e bizneseve për të qëndruar tek kompania publike duke tentuar gjetjen e furnizuesve privatë./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurostat/ Në vend janë rritur me 15% nga 2015

Cilat shtete kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike?


U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika