MENU
klinika

Njoftimi zyrtar, fton edhe të tjerët

Bllokadë totale, Polonia nuk do të luajë me Rusinë

26.02.2022 - 12:32

Lufta në Ukrainë shkaktoi menjëherë një seri shumë të gjatë reagimesh, edhe nga bota e sportit. Shumë evente janë anuluar, ndërsa më i fundit është vendimi i Polonisë, e cila zyrtarizon: “Nuk do ta luajmë play off-in e Botërorit kundër Rusisë. Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar”.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, mban qëndrim dhe bën të ditur se si kombëtarja e Polonisë ka vendosur të mos e luajë ndeshjen kundër Rusisë, të planifikuar për më 24 mars, e vlefshme për “play off”-in e shkuarjes në “Katar2022”.

Ja njoftimi i Kuleszës, i cili do të paraqesë në FIFA një mocion të përbashkët me Suedinë dhe Çekinë: “Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ekipi kombëtar i Polonisë nuk ka në plan ta luajë ndeshjen e ‘play-off’-it të Kupës së Botës kundër Rusisë.

Ky është i vetmi vendim i duhur. Ne jemi në bisedime me Federatat e Suedisë dhe Republikës Çeke të paraqesim një qëndrim të përbashkët në FIFA”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipet ruse, pa flamur e himn

IOC dhe Euroleague: Asnjë event në Rusi