MENU
klinika

Do të luhej në Rusi

UEFA merr vendimin për finalen e Champions 2022

25.02.2022 - 12:35

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur zyrtarisht që finalen e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për më 28 maj, ta zhvendosë nga San Petersburg në “Stade de France” të Parisit.

Ndryshimi ishte në ajër qysh dje, pas pushtimit rus të Ukrainës. Kryeqyteti francez rikthehet kështu për të pritur një finale të Ligës së Kampionëve pas 16 vitesh. E fundit daton më 17 maj 2006, me fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Arsenalit.

Është viti i tretë radhazi që finalja e këtij kompeticioni ndryshon vend. Më 2020 dhe 2021, për shkak të pandemisë u luajt në Portugali, fillimisht në Lisbonë dhe më pas në Porto, të dyja herët duke e zhvendosur atë nga Stambolli.

Fillimisht u fol për “Wembley” si stadiumi zëvendësues i mundshëm i San Petersburgut, një stadium i cili tashmë është caktuar për finalen e vitit 2024. Zgjedhja ra në Paris, në vend të kësaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA: Dënojmë agresionin rus

Tre federata futbolli: Jo play-off me Rusinë

Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”

Është edhe në play-off për Botërorin

Çfarë do bëjë UEFA e FIFA? Rusia në grup me Shqipërinë


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak