Futbollistët brazilianë të ekipit të Shakhtar Donetsk kanë postuar një mesazh prekës në rrjetet e tyre sociale, të cilët janë të gjithë bashkë me familjet e tyre, të mbledhur në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen.
“Situata është dëshpëruese. Unë dua që ju ta shpërndani këtë video, që të mund të arrijë drejt qeverisë braziliane. Ne jemi mbledhur të gjithë bashkë për të pritur për një plan për t’u larguar nga Ukraina”, – ishin fjalët e thëna nga lojtarët brazilianë, që janë të shumtë në ekipin e Shaktharit.
Gjithashtu një mesazh prekës e ka dërguar dhe braziliani Junior Moraes, ku shkruan: “Të gjithë shokët dhe familjarë, situata është serioze dhe ne kemi ngecur në Kiev, duke pritur për një zgjidhje si të largohemi. Ne jemi brenda një hoteli. Lutuni për ne!”.