MENU
klinika

Nuk largohet dot nga lufta

Trajneri i njohur italian i ngujuar në Ukrainë

24.02.2022 - 12:39

“Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë mbyllur në hotel me shumicën e lojtarëve. Në rrugë ka miliona njerëz të nisur për në Poloni. Në orën 5 të mëngjesit, stafi italian dëgjoi dy shpërthime të forta në zonën pranë hotelit”.

Këto janë përditësimet e reja për trajnerin De Zerbi (drejton Shakhtar Donetsk) dhe stafin e tij (tetë bashkëpunëtorë italianë), që mbërrijnë përmes profilit në Tëitter të drejtorit Michele Crisciello, pas pushtimit rus të Ukrainës mbrëmë.

Nga sot, Shakhtar Donetsk i tyre nuk do të stërvitet më, ndeshja e së shtunës është shtyrë, ashtu si e gjithë Premierliga e Ukrainës, edhe aeroporti është i mbyllur. E pamundur, për momentin, të kthehen në Itali.

Ndërkohë, ka reaguar edhe klubi i njohur i Dinamos së Kievit me një mesazh në rrjetet sociale: “Ne jemi në tokën tonë, dhe nuk do t’ia japim askujt! E vërteta është pas nesh, fitorja është pas nesh! Patjetër që do të fitojmë, dhe ukrainasit nga Uzhhorod në Luhansk, nga Chernihiv në Sevastopol do të krenohen se janë qytetarë të një shteti të madh të quajtur Ukrainë! Lavdi Ukrainës!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN