MENU
klinika

Ndalimi i eksporteve...

Britania e Madhe sanksione ndaj Rusisë

24.02.2022 - 19:34

Britania e Madhe ka vendosur sot sanksione kundër Rusisë për shkak të sulmit ushtarak në Ukrainë.

Kryeministri Boris Johnson prezantoi sot sanksionet që do të rëndojnë mbi Rusinë, duke filluar nga ngrirja e aseteve të bankave, tek ndalimi i eksporteve për disa produkte.

SANKSIONET E BRITANISË SË MADHE

Të gjitha bankat kryesore ruse do t’u pezullohen/ngrihen asetet e tyre dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB

Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar

Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja

Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet operimin e saj në Britaninë e Madhe

Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës

Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka një qëllim të “punojë me aleatët” për të mbyllur pagesat e Sëift, por “është një sfidë”, tha Johnson.

Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


AlJazeera: Kostot edhe më të larta!

Çfarë do të ndodhë, me çmimet e naftës?