MENU
klinika

Për të fiksuarit pas “Euphoria”

Disa gjëra interesante që duhet të dini për Angus Cloud

10.02.2022 - 11:04

Që nga dalja e parë e tij në “Euphoria”, fansat nuk kanë ndaluar së dituri më shumë për Angus Cloud, ose siç njihet edhe në film me emrin Fezco.

1.Ai shkonte në të njëjtën shkollë si Zendaya

Përpara se të ndanin ekranin në serialin hit “Euphoria”, Cloud dhe Zendaya ‘bridhnin’ të dy nëpër sallat e Shkollës së Arteve në Oakland, megjithëse nuk është e qartë nëse ata morën pjesë në të njëjtën kohë në serial, pasi Cloud refuzon të konfirmojë moshën e tij.

Ai studioi teatër teknik në shkollë dhe mësoi si ndërtoheshin skenat dhe ndriçimi për teatër dhe TV.

“Thjesht më pëlqejnë gjërat praktike. Më dukej bukur, dhe mendoj se kisha disa miq që e bënin këtë, kështu që u futa edhe unë”, i tha ai NME në janar

2.Ai u zbulua rrugëve të New York-ut

Pavarësisht se ndoqi shkollën e artit, Cloud nuk mendoi kurrë të aktronte derisa i erdhi një mundësi nga një regjisor në New York City.

“Ata më pyetën kur po ecja në rrugë nëse doja të bëja një audicion për diçka. Ata nuk më thanë se për çfarë ishte shfaqja, por më pyetën nëse doja të bëhesha aktor, kështu që unë e pranova”, u shpreh ai në një intervistë për Refinery29.

3.Ai është jashtëzakonisht privat

Cloud ende po mësohet me përvojën surreale të të qenit i famshëm dhe si rezultat mban shumë të fshehta nga jeta e tij personale.

Madje ai pranoi se nuk do ta ndajë ditëlindjen e tij me publikime nga frika se mos gjykohej për shenjën e tij të Zodiakut.

4.Ai ka plane të mëdha për të ardhmen

“Dua të vazhdoj të bëj projekte fantastike dhe thjesht të vazhdoj të jem pjesë e krijimit të artit të bukur”, tha Cloud për GQ.

“Unë jam një djalë mjaft budalla në jetën reale, kështu që do të ishte kënaqësi të provoja dhe të shihja nëse mund ta sjell atë budallallëk në kamera. Gjithashtu dua të jem në diçka si ‘Fantastic Four’. Unë jam gati për të gjitha”, përfundoi ai.

5.Ai gjithashtu dëshiron që Fez dhe Lexi të bashkohen

Fansat që janë të fiksuar pas “Euphoria”-s, shpresojnë çdo ditë që të shohin Lexi-n dhe Fez-in të bashkuar. Epo ata nuk janë të vetmit.

“Ne kemi nevojë për më shumë përmbajtje ‘Fexi’ (emri Lexi dhe Fexi i bashkuar), jepuni fansave atë që duan”, shkroi Cloud në Twitter.

Ai e vazhdoi me një ‘meme’ që i krahasonte dy personazhet me Fiona dhe Shrek, duke bërë që shumë fansa të besojnë se ai është po aq i investuar në marrëdhënien e tyre sa ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Histori të frikshme për t’u treguar në errësirë”

Filmat horror për adoleshentë, minierë ari për kinematografinë