MENU
klinika

Bizneseve u bllokohen eksportet në kufi

Efektet e luftës së Ukrainës ndihen në Shqipëri

25.02.2022 - 15:00

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë efektet e para tek bizneset në vendin tonë. Dhjetëra kamionë që do udhëtonin drejt këtij shteti për të eksportuar mallra janë bllokuar në pikat kufitare të Ukrainës.

Fermeri nga Djaçi i Shkodrës, Ernest Lukaj tha se ka nisur kamionë me bimë dekorative drejt Ukrainës, por për shkak të luftës nuk janë lejuar të kalojnë në kufi.

Korrespondenti i Gazetës Panorama, Senad Nikshiqi raporton se në zonën e Dajçit janë të paktën 12 fermerë që eksportojnë bimët dekorative drejt Ukrainës dhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga bllokimi i mjeteve me mallra është i konsiderueshëm.

Në Dajç janë rreth 300 fermerë që merren me bimë dekorative ndërsa vitet e fundit eksportet me disa shtete te ndryshme evropiane janë shtuar ndjeshëm.