MENU
klinika

Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”

24.02.2022 - 18:01

Tmerri i luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë me pushtimin e ditëve të fundit dhe bombardimet e para gjatë natës po shqetëson botën, përfshirë edhe sportin.

Dhe kjo përfshin edhe më drejtpërdrejt të gjithë sportistët ukrainas larg atdheut të tyre dhe kuptueshëm të shqetësuar për pasojat e anëtarëve të familjes dhe miqve që banojnë në vendin e Evropës Lindore.

Edhe Ruslan Malinovskyi, mesfushori sulmues i Atalantas, i cili sonte është përfshirë në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Europa League për të kaluar në fazën e 16-të kundër Olympiacos, ka shprehur shqetësimin e tij, teksa e shoqja ka postuar në Instagram:

“Djem, herët në mëngjes Rusia filloi zyrtarisht luftën në të gjithë territorin e Ukrainës. Të gjitha objektet strategjike shpërthyen, njerëzit janë të tmerruar, në panik. Të gjithë kufijtë tani janë mbyllur.

Edhe familjet tona me Ruslanin në Ukrainë janë mbyllur. Unë qaj dhe lutem për vendin tim, për njerëzit tanë, për shtëpinë time. Lajmet ruse nuk thonë të vërtetën. Ata thonë se po mbrojnë Lindjen prej nesh! Ky është një krim kundër gjithë njerëzimit, si mund të ndalet ky tmerr”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Është edhe në play-off për Botërorin

Çfarë do bëjë UEFA e FIFA? Rusia në grup me Shqipërinë