MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Festival golash, Cikalleshi shpëton ekipin e tij nga humbja

18.02.2022 - 21:28

Festival golash në elitën e futbollit turk. Plot 8 të tillë u regjistruan në duelin mes Konyaspor dhe Kasimpasas, që përfundoi në barazim 4-4. Protagonist në këtë takim të çmendur ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili u fut në 81’ dhe në minutën e 10 shtesë gjeti rrugën e rrjetës me penallti.

Ky gol e shpëtoi ekipin e Konyaspor nga humbja, që luante në shtëpi. Ky është goli i dytë radhazi për shqiptarin, i cili shfaqet gjithmonë fenomenal, teksa është shndërruar në liderin e Konyaspor.

31-vjeçari, pavarësisht mungesës në 3 ndeshje, duket se po rikthehet më i fortë se kurrë. Në 21 ndeshjet e këtij sezonit, Cikalleshi ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës si dhe ka regjistruar 2 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formacioni i javës në Europa League

Gjimshiti me notën më të lartë, në 11-n e javës

“Marashi, një profesionist i vërtetë”

Reja: Familja po e ndihmon shumë Kumbullën