MENU
klinika

Formacioni i javës në Europa League

Gjimshiti me notën më të lartë, në 11-n e javës

18.02.2022 - 19:15

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, ishte deçiziv dje në fitoren me përmbysje 2-1 të Atalantës ndaj Olympiacos. Sfida e 1/16 të Europa League pa shqiptarin e mbrojtjes të shënonte dy gola, duke përmbysur skuadrën greke në Bergamo.

Vlerësim maksimal për Beratin, që është në formacionin më të mirë në Europa League për sfidat e djeshme. Sofa Score e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 8.6, njëjtë sa sulmuesi Martinez. Me vlerësimin më të lartë, Gjimshiti merr vendin që i takon të qendër të mbrojtjes.

Krah tij edhe Rakitc, Malcom, Bellingam apo Ocampos. Një ndeshje gati në perfeksion. Dhe me siguri Inter pas kësaj sfide do të intensifikojë bisedimet për ta afruar mbrojtësin shqiptar këtë verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN