MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Dy gola të Gjimshitit, përmbys Atalanta, mposhtet Lazio

17.02.2022 - 23:56

Legjionarët e Kombëtares shqiptare gjithnjë e më shumë po lënë shenjë, me paraqitje të mira, asiste, por edhe me gola, sic ishte rasti i mbrëmjes së sotme, teksa Berat Gjimshiti gjeti golin për Atalantën në Europa League.

Bergamaskët e nisën keq ndeshjen në shtëpi me grekët e Olympiacos, teksa e pësuan në 16’ me Soares dhe 0-1 përfundoi pjesa e parë, me një gol të anuluar të vendasve në fundin e këtij fraksioni.

Atalanta shton presionin dhe në 61’ është mbrojtësi shqiptar që realizon golin e barazimit. Fantastik futbollisti kuqezi me golin e tij. Por nuk do të ndalej këtu, pasi Gjimshiti pas 2 minutash shënon edhe golin e dytë personal dhe përmbys i vetëm grekët.

Në ndeshjet e tjera të Europa, Porto përmbysi 2-1 Lazion, ndërsa interesante ndeshja mes Leipzig dhe Real Sociedad, që përfundoi 2-2. Sfida mes Sevilla-s dhe Dinamo Zagreb përfundoi 3-1.

Conference League – Një surprizë jo e vogël në këtë kompeticion, teksa Celtic humbi në shtëpi 1-3 me norvegjezët e Bodo/Glimt. Leicester likuidoi 4-1 danezët e Randers, ndërsa Marseille fitoi 3-1 me azerët e Qarabag. Ndërsa Sparta Prague-Partizan Beograd përfundoi 0-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN