MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Napoli ndal Barçën në “Camp Nou”, Dortmund për turp

17.02.2022 - 21:45

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt në Europa League, ku spikat barazimi 1-1 mes Barcelonës dhe Napolit në Camp Nou. Një rezultat premtues për italianët që mund të kalojnë në fazën tjetër.

Ishte Zielinski ai që në 29’ shënoi për miqtë, teksa bënë një pjesë të parë shumë pozitive, duke e mbyllur 0-1 në avantazh. Në të dytën është Barcelona që dominon, por nuk shënon më shumë se një gol. Barazoi Torres me penallti në minutën e 59’.

Por ka edhe më keq se Barcelona. Dortmund u mund në shtëpi 2-4 nga Rangers. Miqtë skocezë shënuan nga dy gola për secilën pjesë loje, ndërsa vendasit vetëm në të dytën. Me këtë rezultat, Rangers është një hap larg kualifikimit, dy takimet e tjera u mbyllën Zenit-Betis 2-3 dhe Sheriff Tiraspol-Braga 2-0.

Conference League – Edhe këtu pati surpriza. Fenerbahce u mund të shtëpi 2-3 nga Slavia Prague. PSV u mjaftua me vetëm një gol në shtëpi ndaj Maccabi Tel Aviv. Rapid Viena-Vitesse përfundoi 2-1, ndërsa Midtjylland-PAOK u mbyll 1-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet përgjigja e sulmuesit

Oferta e parezistueshme e PSG-së për Mbappe