MENU
klinika

Pritet përgjigja e sulmuesit

Oferta e parezistueshme e PSG-së për Mbappe

17.02.2022 - 13:37

PSG ka ende shpresë për një rinovim të mundshëm të francezit Kylian Mbape me klubin e sheikëve dhe kësaj radhe i kanë ofruar një pagë “faraonike” sulmuesit të talentuar.

Plot 45 milionë euro në vit është oferta më e re nga ana e klubit francez në drejtim të Mbappesë. Sipas gazetës “Le Parisien”, kjo vjen si pasojë e atij goli që i shënoi sulmuesi Realit të Madridit në Champions League.

Vetë futbollisti është treguar profesionist i vërtetë jo vetëm në fushë, por edhe pas ndeshjes me deklaratat e tij, duke pohuar se gjithçka bëhet në respekt të tifozëve. Gjithashtu, Mbappe deklaroi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pavarësisht se nga Spanja e bëjnë të sigurtë kalimin e tij të Real Madrid në verë, kur i përfundon kontrata.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë oferte do të bëjnë madrilenët, të cilët më herët kishin shkuar 30-35 milionë euro në vit. Ndërsa PSG është e gatshme të bëjë çmendurira, duke e bërë Mbappe futbollistin më të paguar në botë, edhe më shumë se Neymar dhe Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sfidat me eliminim direkt në Champions

Mbappe kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon