MENU
klinika

"Heroi" i mbrëmjes

Zgjidhi i vetëm ndeshjen me 2 gola, mediat lavde Gjimshitit

18.02.2022 - 13:24

Atalanta mposhti Olympiacos 2-1 me përmbysje, megjithatë, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit, pasi do të duhet të shkojë në Greqi pas një jave, në një nga stadiumet më të nxehta në Evropë.

Lojtari i ndeshjes ishte Berat Gjimshiti, autori i dy golave që i lejuan skuadrës së Gasperinit të merrte në shtëpi fitoren, pas avantazhit fillestar grek. “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Në anën e tij graviton Masouras, e sheh se nuk ka probleme dhe shkon t’i lërë bakshishin…”

Në vend të kësaj, “Corriere dello Sport” shkruan se “Djimsiti u bë idhulli i mbrëmjes me një dopietë të papritur”. Më pas shton se “ai e zgjidhi ndeshjen si një bomber i vërtetë”.

Për “Tuttosport”, ai ishte “heroi i mbrëmjes”, më pas shton se “ka luajtur shumë mbrapa, aty ku praktikisht nuk gabon”. “Corriere di Bergamo” shkruan se “në mbrëmjen europiane, Djimsiti ishte i destinuar të fluturonte. Brenda 3 minutave përmbysi ndeshjen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN