MENU
klinika

“I treguam botës të mos ketë frikë Rusinë”

Flet ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Dyshuat te ne, por…

27.02.2022 - 11:04

Teksa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të luftës, ministri i mbrojtjes të vendit Oleksii Reznikov, i kërkoi botës që të forcojë mbështetjen ndaj Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, Reznikov thotë se “72 orët e rezistencës” së Ukrainës i dëshmuan botës se është e mundur që agresioni rus të zmbrapset.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! Ne i treguam botës – mos kini frikë Rusinë, jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja e Ukrainës duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”

Krahas reagimit në Twitter ka shpërndarë dhe dy fotot e mëposhtme: