MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjaku në urinë, nga se shkaktohet?

14.02.2022 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjaku në urinë, nga se shkaktohet?

Mjeku: Hematuria quhet prania e rruazave të kuqe të gjakut në urinë, gjë që nuk ndodh normalisht. Hematuria mund të jetë maskroskopike, kur urina probleme sistemi urinar veshkat ngjyroset në të kuqe dhe tregon për prani të konsiderueshme të eritrociteve në urinë ose mund të jetë mikroskopike. Në të tilla raste nuk ka ndryshime të dallueshme të ngjyrës së urinës dhe sasia e eritrociteve në urinë është e pakët. Hematuria më tepër se një sëmundje shërben si sinjal alarmi për ekzistencën e patologjive të tjera.

Shkaqe të tjera mund të jetë mioglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e shkatërrimit të rruazave të kuqe të gjakut), hemoglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e dëmtimeve muskulore), por dhe përdorimi i disa barnave, si: Rifampicina, Pheninidioni, Phenolphtaleina, disa defekte metabolike, si: porfiria, alkaptonuria, përdorimi në ushqim i panxharit të kuq.

Ka dhe shkaqe të tjera që nuk lidhen me veshkat. Të tilla mund të jenë: hipertensioni arterial, drepanocitoza, traumat, kateterizimi urinar, terapia me Ciklofosfamid, hemofilia, përdorimi i antikoagulantëve.

Personat duhet të kryejnë ekzaminimin mikroskopik dhe kimik të urinës së freskët dhe urinës së 24 orëve, analizat e gjakut, testet e koagulimit të gjakut. Po ashtu rekomandohet kryerja e elektroforeza e hemoglobinës, ekografia e aparatit urinar, cistoskopia. Në disa raste është e domosdoshme të kryhet edhe biopsia renale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.