MENU
klinika

SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg

GJKKO shpall sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm

04.02.2022 - 11:22

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë vendimin këtë të premte, 4 shkurt, në orën 13:00 për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Më 31 janar 2022, Gjykata e Apelit zhvilloi seancën gjyqësore për ish-Ministrin e Brendshëm i cili është i akuzuar për trafik droge dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar do të reduktohej në 8 vite.

Saimir Tahiri është shprehur gjatë seancës se: “Ju kërkoj me përulësi të na jepni kohë për shqyrtimin e provave sepse do ta dini se jam i pafajshëm”.

Kujtojmë që Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Përgjimet që keni përdorur kundër meje mbajnë erë!”

Si u mbrojt ish-ministri Saimir Tahiri në gjykatë