MENU
klinika

Vendimet e Disiplinës

Habia, vetëm gjoba edhe kur goditen lojtarët me sende të forta

23.02.2022 - 21:57

Duket se Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk i konsideron më veprime të rënda goditjen me sende të forta nga tifozët ndaj futbollistëve në fushën e lojës. Rasti më i fundit është ai në ndeshjen Kastrioti-Tirana, ku u goditën nga një lojtar për secilën skuadër.

Megjithatë, Disiplina gjobiti vetëm klubet për sjelljen e tifozëve dhe asgjë më shumë. Kështu ngjau edhe një javë më parë me Skënderbeun, ku u godit gjyqtari dhe klubi korcar u dënua vetëm me gjobë.

VENDIMET

1.Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2.KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4.Zyrtari i Vora, Gerald Cani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KS Korabi, Nikolin Duka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7.Lojtari i KF Pogradeci, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Zyrtari i FC Gramozi, Muharrem Lumani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Zyrtari i FC Gramozi, Efiliano Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i A.F. Luftëtari, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Zyrtari i A.F. Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.Zyrtari i Vora U-19, Gentian Brahimaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Lojtari i Vora U-19, Andi Koni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16.Zyrtari i KF Devolli U-19, Ergys Fifo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17.Lojtari i KF Devolli U-19, Hasion Lushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18.Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19.Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

20.Rrëzimin e kërkesës së FK Tepelena, në lidhje me lojtarin Viktor Gjyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN