MENU
klinika

Historia e mbrojtësit kuqezi

Balliu, me Kombëtaren falë stërgjyshit të tij

13.02.2022 - 17:40

I lindur në Girona të Spanjës, mbrojtësi Ivan Balliu është pjesë e skuadrës kombëtare të shtetit të stër-stërgjyshit të tij, Shqipërisë, por edhe një lojtar i padiskutueshëm për trajnerin Iraola te Vallecano.

Kombëtarja – Më shumë se 2500 kilometra e ndajnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, nga Madridi. Kjo është distanca që Ivan Balliu, një nga zbulimet e Rayo Vallecanos këtë sezon, duhet të përshkruajë sa herë që të thirret me Kombëtaren e tij.

Lojtari është i aftë që të luajë shkëlqyer në korsinë e djathtë dhe është një nga pjesët themelore në skemat e trajnerit të Rayos, i cili e ka aktivizuar këtë sezon në 21 ndeshje në La Liga dhe tre në Kupën e Mbretit.

Pikërisht në këtë turne Vallecano ka arritur një moment historik duke shkuar në gjysmëfinalet e Kupës për herë të dytë në historinë e tyre, por ata kërkojnë gjithmonë më shumë, dhe këtë do ta bëjnë në ndeshjen e kthimit ndaj Betisit.

Origjina – Ivan Balliu ka një histori shumë kurioze. I lindur 30 vjet më parë në “Caldas de Malavella” në Girona, aty ku Salvadori, babai i tij, po ezauron mandatin e tij të tretë si kryetar për lëvizjen indipente, dhe kryeson Këshillin Rajonal të La Selva.

Ai u stërvit në La Masia të Barcelonës. Rasti i tij nuk është i vetmi, sepse lista e atyre që kanë veshur fanellën e kombëtares edhe pse nuk kanë lindur në atë shtet është e pafundme.

Ai i ka rrënjët familjare në një vend modest në Europën Juglindore, gjë që nuk e dinte. Këtë ai e zbuloi në vitin 2017, kur mori një telefonatë nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë kohës që luante me Metz në Francë.

kombetarja sadiku balliu

Ngjyrat kuqezi – “Pas një periudhe kalimtare në ekipin U-17 të Spanjës, ai gjeti mundësinë për të bërë debutimin e tij me Kombëtaren kuqezi. Mbiemri i tij është i rrallë në Katalonjë, por mjaft i zakonshëm në trojet e tij, ku janë mbi 4000 Balliu.

Pas investigimeve të ndryshme, u zbulua që stër-stërgjyshi i tij kishte kombësinë e kësaj republike të vogël me vetëm 3 milionë banorë, ndoshta sekreti më i mirë në Ballkan. Një gëzim për Shqipërinë dhe një sfidë për Balliun.