MENU
klinika

Prezantohet Myrto Uzuni

“Të luash në ‘Bernabeu’, ëndërr e bërë realitet”

11.02.2022 - 15:36

Myrto Uzuni ka dhënë konferencën e tij të parë si lojtari i Granadës. Sulmuesi shqiptar madje u aktivizua titullar në ndeshjen ndaj Real Madrid duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

“Dua t’i falënderoj ata që gjenden këtu sot. Dua të falënderoj trajnerin që besoi tek unë dhe më solli këtu. Jam gati të nis këtë aventurë të re. Sa për Granadën historia flet vetë.”

La Liga – Është një ndër kampionatet më të forta në botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Europa Ligë. Gjithashtu këtu ka luajtur dhe miku im Rei Manaj kështu që di  shumë për këtë klub.”

“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ishte një ndeshje e vështirë ajo që luajtëm në “Santiago Bernabeu”. Ne kemi lojtarë të mirë. Unë mendoj se duke luajtur sëbashku si një grup atëherë dhe rezultatet do të vijnë. Unë dua të shënoj gola, por në atë moment nuk kisha shumë mundësi, por besoj se në ndeshjet e tjera do ja dal.”

Diferenca mes Hungarisë dhe Spanjës – “Sigurisht që ka ndryshime. Siç e thashë dhe më parë kjo është ndër ligat më të forta në botë. Por ndihem gati dhe do të jap më të mirën time.”

U surprizat kur luajtët titullar? – “Për ndeshjen e parë, unë besoj tek vetja dhe për këtë arsye jam këtu. Kam besuar që kur kam filluar të luaj futboll dhe kisha besim se do luaja titullar. Përsa i përket sulmuesve, ne kemi lojtarë shumë  të mirë, Nuk e krahasoj veten time me asnjë. Kam ardhur këtu të bëj punën time dhe të jap maksimumin.”

Impresioni i parë në dhomat e zhveshjes – “Qëkur erdha këtu pashë njerëz shumë të mirë, që nga stafi dhe deri tek  shokët e skuadrës. Më kanë ndihmuar që të përshtatem shpejt me grupin. Të gjithë janë shumë pozitivë dhe ndihem shumë mirë këtu.”

“Mentaliteti im është të jap maksimumin dhe të mos dorëzohem kurrë. Kjo është motoja ime. Të luftoj për klubin. Për këtë jam këtu,  të shënoj gola. Për trajnerin mendoj se është ndër më të mirët. Më ka ndihmuar shumë dhe mendoj se në të ardhmen do të jem lojtar më i mirë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN