MENU
klinika

Feston sërish me shqiponjë

Broja nuk ndalet, vjen goli i radhës në Premier League

11.01.2022 - 23:07

Armando Broja vijon të jetë protagonist në Premier League me ekipin e Southampton. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë të skuadrës së tij ndaj Brentford, teksa Southampton po fiton 3-1 në shtëpi.

Broja mori një top që në mesfushë dhe u nis furishëm drejt portës, aty ku përballë portierit nuk mund të gabonte, kur po regjistrohej minuta e 49-të e pjesës së dytë. Goli i pestë në Premier League për këtë sezon.