MENU
klinika

Rrëfehet Elgit Doda

“Ja çfarë fola me Beatrix pas daljes së saj”

10.02.2022 - 10:56

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë i ftuar kantautori Elgit Doda, një emër shumë i përfolur së fundi për këngët e rij më të reja, disa prej të cilave janë shkruar në bashkëpunim me aktorin e humorit dhe konkurrentin e “Big Brother VIP Albania” Donald Veshaj.

Referuar raportit miqësor shumë të ngushtë midis Elgitit dhe vëllezërve Veshaj, moderatoret e emisionit të “Top Channel” e kanë pyetur atë se pse Beatrix nuk iu drejtua atij për këngën e saj më të re “Faj”, dedikuar të dashurit të saj.

Ai është shprehur se nuk e ka takuar Beatrix, por ka shkëmbyer disa mesazhe me të, pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai rrëfeu se i ka dhënë kurajo këngëtares duke i thënë të mos dëgjojë mendimet e njerëzve apo komenteve negative në rrjetet sociale.

“I kam dhënë pak kurajo për atë pjesën që të mos dëgjojë çfarë u thonë njerëzit, sepse ata këtë kanë forcën më të madhe, telefonin dhe tastieren e kompjuterit. Nëse ti je ok, gjithçka është ok.”- tregoi ai.

Rikujtojmë se Elgiti ka kënduar një triologji këngësh në bashkëpunim me Donaldin, të cilat u përfolën se ishin të dedikuara ndaj ish të dashurës së aktorit, Bora Zemani.

Në një intervistë ai u shpreh se nuk e dinte se kë person Donaldi kishte në mendje kur po shkruante tekstin, por tha se ai donte të fliste lidhur me situatën e një lidhjeje toksike.