MENU
klinika

Sekretet e japonezëve

Jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

03.02.2022 - 12:34

Japonia është në vendin e parë përsa i përket jetëgjatësisë midis të gjitha vendeve në botë. Në fakt jetëgjatësia mesatare në Zvicër është afërsisht 83.4 vjeç, në Japoni është 84.3 vjeç. Megjithatë, gjëja kryesore nuk është vetëm të jetosh gjatë, por të jetosh i lumtur dhe në mënyrë të shëndetshme.

Më poshtë ju tregojmë disa sekrete që japonezët përdorin për të mbajtur trupin në formë:

1. Racione sa më të vogla.

Japonezët besojnë se porcionet më të vogla nxisin ngadalësimin e të ngrënit. Kjo është ajo që ju ndihmon të kuptoni më mirë nëse jeni tashmë të ngopur apo jo. Përdorni më mirë disa pjata të vogla në vend të një pjate të madhe. Mund t’ju ndihmojë të mos e teproni me ushqimin dhe, si rezultat, të mbani një peshë të shëndetshme.

2. Hani derisa të jeni 80% të ngopur.

Nuk rekomandohet të hani shumë shpejt, sepse trurit tuaj i duhen afërsisht 20 minuta nga koha kur filloni të hani për të marrë sinjalet e ngopjes. Japonezët e dinë këtë fakt dhe përdorin një rregull të thjeshtë – hanë derisa të jenë 80 për qind të ngopur ose vetëm 8 nga 10 pjesë të vaktit.

3. Pini një lugë çaji vaj dhe 0,9 gram kripë në ditë

Nagano është një nga rajonet më të shëndetshme në Japoni. Jetëgjatësia atje është afërsisht 80-87 vjet. Një sondazh zbuloi se banorët e Naganos konsumonin mesatarisht 15.1 gram kripë në ditë dhe kjo sasi kishte një efekt të keq në shëndet. Në vend të kësaj, rekomandohet të reduktoni konsumin e kripës në 0,9 gram dhe vetëm një lugë çaji vaj gatimi.

4. Preferojnë ecjen më shumë sesa ushtrimet.

Dihet botërisht tashmë se japonezëve u pëlqen të qëndrojnë aktivë gjatë gjithë jetës së tyre. Një nga sportet e tyre të preferuara është ecja. Ata mund të bisedojnë gjatë ecjes, kështu që është një kombinim i përfitimit dhe kënaqësisë.

5. Hani djathë tofu.

Tofu është gjithashtu një tipar dallues i dietës japoneze. Nuk është thjesht vegan, por e mban lëkurën tuaj elastike, në mënyrë që të dukeni më të rinj. Për më tepër, tofu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardio dhe kancerit dhe ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme (nëse nuk e teprojmë me një lloj tjetër ushqimi).

6. Bëni banjë ose dush me avull .

Rituali i banjës me avull nuk është vetëm relaksues, por edhe i mirë për shëndetin tonë. Edhe një gjë – duhet të përdorni vajra esencialë që ndihmojnë lëkurën. Kini kujdes që të mos qëndroni gjatë në avull përndryshe mund t’ju rritet temperature e trupit.