MENU
klinika

“Ndihem me fat, jemi shumë të lumtur”

JLo flet për lidhjen me Ben Affleck

02.02.2022 - 14:15

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck i dhanë një shans të dytë njëri tjetrit. Tashmë ata po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, ku shfaqen së bashku mjaft të lumtur.

Lidhjen e konfirmoi Lopez ku ajo festoi ditëlindjen e saj të 52-të.

Ndërkohë, JLO ka dhënë një intervistë për “People”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo ka theksuar se “kurrë nuk ka qenë më mirë” me jetën e saj që po lulëzon.

“Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të. “Është një histori e bukur dashurie që ne i dhamë një shans të dytë”.

Ajo ndër të tjera tha se të dy janë shumë të lumtur.

“Jemi shumë të lumtur dhe nuk duam që diçka të ndikojë sërish tek marrëdhënia jonë. Jemi më të mëdhenj, më të zgjuar dhe kemi më shumë eksperiencë”, shpjegoi Lopez. “Gjërat në jetën tonë kanë ndryshuar, kemi fëmijë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra. Jemi shumë protektivë sepse po kalojmë një kohë të bukur së bashku.”

Më tej, JLO tha se do të bëjë më të mirën e mundshme që lidhja e tyre të zgjasë sa më shumë dhe do përpiqet që ta mbrojë atë.