MENU
klinika

Serie A, Java 26

Juve ngec në derbi, vë në dyshim Champions

18.02.2022 - 23:45

Kur pritej që Juventus të fitonte dhe të siguronte një nga vendet në Champions League, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në derbi me Torinon, që ishte edhe takim në “shtëpi”.

Juventus gjeti golin e avantazhit në 13’. Pas një krosimi të Cuadrados nga këndi, De Ligt shënoi me kokë, duke mposhtur portierin e Torinos. Me këtë avantazh përfundoi pjesa e parë, 1-0.

Në 62’, Torino ka gjetur golin e barazimit me kapitenin Andrea Belotti që e nisi titullar sonte. Brenda zonës së rreptësisë, sulmuesi mori një krosim të bukur në krah, aty Belotti goditi fluturimthi duke mposhtur portierin bardhezi. Pavarësisht minutave, Juventus nuk ia doli të fitojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN