MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 19

Kastrioti surprizon Dinamon, blutë rrezikojnë

05.02.2022 - 16:46

Kastrioti ka arritur të marrë një trepikësh me vlerë teksa arritën të fitojnë me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos në stadiumin e qytetit të Kamzës. Pjesa e parë ishte një lojë e luftuar nga të dyja krahët ku u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë nisi furishëm me skuadrën e Bledi Shkëmbit ku pretendoi dhe protestoi për një penallti nga Denison, i cili pati një kontakt me Edon Hasanin, por arbitri kryesor Indrit Myrtja e cilëson si lojë të rregullt.

Menjëherë pas këtij aksioni, Kastrioti ka realizuar golin e avantazhit me një kundërsulm ku Bedri Greca tregohet i saktë përpara porte. Goli i dytë u shënua sërish nga Bedri Greca në minutën e 68′ sërish me një kundërsulm perfekt.

Kjo fitore skuadrën Emiljano Çelës e rendit ende të fundit me 15 pikë, -1 nga Egnatia e vendit të parafundit. Ndërsa Dinamo me këtë disfatë renditet e 7-ta me 19 pikë.