Tashmë, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është boshatisur, teksa vetëm katër finalistët ndodhen ende për të luftuar për çmimin madh.
Pas eleminimeve të përjavëshme dhe emocioneve të forta të përjetuara, Einxhel, Iliri, Donaldi dhe Beniada kanë diskutuar mëngjesin e sotëm lidhur me konkurrentët që do të donin të ishin ende në shtëpi.
Ishtë pikërisht Iliri ai që sfidoi banorët për të gjetur së kë do të dëshironte ai të kishte në krah natën e madhe të 18 shkurtit. Pa hezituar, të gjithë janë përgjigjur me emrin e Tan Bramës, banor i cili hyri shumë vonë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por fitoi zemrat e publikut për shkak të batutave dhe situatave të ndryshme që ai krijoi.
Iliri: Kush e gjen tani se kë person do të kisha dashur sot me ne.
Të gjithë: Tanin.
Beniada: Fole sot për Tanin.
Iliri: Të ishte Tani këtu me ne tani, përshembull.
Einxhel: Ai nuk gënjeu kur tha se donte Tanin në finale.
Iliri: Jo
Einxhel: Ai e ka pas seriozisht që e donte. Të tjerë donim, të tjerë na donin, të tjerë na ranë. Kështu është ky muhabet tani.
Rikujtojmë se të premten e ardhshme është finalja e madhe e “Big Brother VIP”, ku do të shpallet fituesi midis Ilirit, Donaldit, Einxhel dhe Beniadës.