MENU
klinika

Nëse dëshironi që lumturia t’ju ndjekë kudo

Këtë bimë duhet ta keni patjetër në shtëpinë tuaj!

28.02.2022 - 13:56

Filozofia e Feng Shui-t bazohet në faktin se disa bimë shtëpiake rregullojnë rrjedhën e energjisë natyrore dhe vendosin ekuilibrin. Kjo është arsyeja pse këshillohet që të mbani në shtëpi disa bimë të veçanta. Ficusi ka një vend të veçantë në traditën Feng Shui.

Përveçse filtron toksinat e ajrit nga mjedisi përreth, Ficusi konsiderohet dhe si një bimë fati. Besohet se tërheq fat të mirë dhe prosperitet. Në Feng Shui, thuhet se bimët me gjethe ovale, shoqërohen me energji pozitive.

Kjo bimë i ndihmon njerëzit të ndihen më të sigurt për të arritur çdo qëllim dhe i bën të ndihen më të qetë. Për më tepër, vlen dhe për tërheqjen e parave për familjen. Nëse e vendosni këtë bimë në shtëpinë tuaj, mund të krijoni kushte të favorshme për rrjedhën e të ardhurave.