MENU
klinika

Situata alarmante

Kjo është harta me territoret ukrainase të pushtuara deri tani nga forcat ruse

24.02.2022 - 17:23

Kjo hartë tregon territoret ukrainase që deri në këto momente ndodhen nën kontrollin e forcave ruse.

Ajo që bie në sy është se sulmi ndaj Ukrainës, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka ndodhur nga të gjitha anët, përfshi edhe Bjellorusinë ku forcat ruse kanë qenë të stacionuara prej disa javësh.

Frika është se pushtimi do të avancojë deri në kontrollin e plotë të territorit.

Pika e kuqe pranë kryeqytetit Kiev, është zona e aeroportit, tashmë nën kontrollin e trupave ruse.