MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Kombëtarja humbet në Rumani, lëshon kreun

24.02.2022 - 20:38

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është mundur mbrëmjen e sotme 101-88 nga Rumania, ndeshje e vlefshme për Grupin B të Eurobasket 2005 dhe zhvilluar në Ploiesti.

Kjo ishte sfida e dytë e kombëtares kuqezi në fazën paraeliminatore të këtij Europiani, teksa në debutim ka fituar ndaj Luksemburgut (91-89). Kjo humbje i kushton shumë Shqipërisë, që tashmë renditet e dyta në grup, pas Rumanisë.

Një ndeshje me dy pamje për kuqezinjtë, që e dominuan sfidën në 20 minutat e para, ku udhëhiqnin 56-52. Ndërsa në të dytën vjen rikuperimi dhe përmbysja e shifrave nga ana e kombëtares vendase, që në fund e meritoi fitoren.

Elvis Dusha me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë në këtë sfidë, ndërsa amerikani Dallas Moore realizoi 18 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar këtë humbje. Më 27 shkurt, Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut, sërish jashtë fushe.