MENU
klinika

Çfarë është gjendur?

Kontroll ‘blic’ në burgun e Fierit

28.02.2022 - 14:48

Sinjalet se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Burgjeve. Një kontroll blic është zhvilluar në burgun e Fierit, ku të dënuarve u janë gjetur një mjet prerës 15 cm e gjatë, një shtizë dhe një telefon.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve. Materialet i kaluan Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për hetime të tjera,

Edhe në fillim të shkurti SHKBB zhvilloi një megaoperacion në burgun e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës, ku si rezultat u shkarkuan një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve.

Sipas hetimeve, ky bashkëpunim mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgosurve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit.

Të burgosurit vip si Aleksandër Llanaj, Gazmir Braka i njohur me emrin Gaxhai, Leo Osmani dhe Delin Hajdari, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, e Aleksandër Sinanaj bashkëpunonin me hallkat më të larta të burgjeve, mes tyre edhe shefi i policisë së paraburgimit në Elbasan Hysni Ndreu që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës.