MENU
klinika

Momenti prekës i çiftit në Ukrainë

Kourtney Kardashian shpërndan videon me këngën e Yll Limanit

26.02.2022 - 11:33

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë një mbulim shumë të gjerë në rrjetet sociale. Jo vetëm për sensibilizimin që kanë treguar njerëzit nga mbarë bota, por edhe nga pamjet që transmetohen nga shteti ukrainas. Teknologjia ka mundësuar shumë ura komunikimi dhe përmes një telefoni ukrainasit kanë mundësi t’i tregojnë botës se çfarë po ndodh.

Mes videove të shumta virale, njëra me protagonistë dy ushtarë ukrainas që takojnë të dashurat e tyre, ndoshta edhe për herë të fundit, preku shumë njerëz. Një nga editimit që iu bë kësaj videoje përmban këngën e Yll Limanit “Vonë”, një baladë prekëse e shumë e ndjerë.

Nëse keni qenë aktivë në rrjetet sociale me siguri edhe juve nuk iu ka shpëtuar kjo video pa e parë. Mes personave të shumtë, videon e ka shpërndarë në Instastory edhe Kourtney Kardashian. Ka qenë vetë Ylli që ka ndarë një screenshot të saj me ndjekësit e tij në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Erdhe dhe qëndrove shkurt në jetën time!"

Ylli Limani i drejton një mesazh vajzës që i dedikon albumin