MENU
klinika

Artistët e preferuar

Ova po pret një përgjigje nga Yll Limani

22.05.2020 - 10:52

Të gjithë ju që e keni parë filmin e famshëm turk, një prej më të ndjekurve edhe gjatë javëve të karantinës, e keni simpatizuar, pa dyshim, aktoren e vogël me rolin e Ovas.

9-vjeçarja Nisa Sofiya Aksongur ka dhënë së fundi një intervistë për “Intervista.al”, në të cilën ka ndarë me lexuesit shqiptarë emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe izolimi.

E mërzitur që pandemia e ka lënë pa shkollë, por shumë e lumtur që të gjithë kanë parë filmin e saj, Ova rrëfen se për realizimin ka qenë më e vështirë përzgjedhja sesa aktrimi. Siç thotë ajo në intervistë, “zgjedhja mes mijëra fëmijëve është më e vështirë sesa të luash në film.”

Ova ka mësuar se edhe nga Shqipëria është ndjekur me shumë kureshtje dhe është simpatizuar nga i gjithë publiku shqiptar. E pyetur për Shqipërinë, Nisa tregon se do të donte shumë ta vizitonte, madje, nëse do t’i jepej mundësia, edhe do të lunate për një film në Shqipëri.

kolana e librave

Me një pjesë të mirë të personazheve të njohur shqiptarë, 9-vjeçarja turke ka krijuar edhe kontakte: “Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë”, – thotë Nisa duke vijuar se i ka bërë shumë përshtypje këngëtari i njohur Ylli Limani: “Më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai”.

Në fakt, këngën e Ylli Limanit dhe Tunës “A don hala”, Ova e ka ndarë edhe në rrjetin e saj në Instagram. Tuna, pasi ka parë postimin e vogëlushes, ka reaguar menjëherë jo vetëm për t’i shprehur asaj ndjesitë që i ka lënë filmi: “Hey, Ova. Më ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi, me shumë qejf do ta kisha këndu krejt albumin”, – shkruan Tuna.

Por Ova është në pritje të Ylli Limanit, të cilin tashmë e kanë lajmëruar të gjithë fansat duke ia etiketuar emrin në rrjetin social.