MENU
klinika

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Kukësi nën “pushtetin” e mjegullës

10.02.2022 - 11:15

Kukësi është zgjuar me mjegull të dendur, që ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Pamjet tregojnë një mjegull të dendur që ka përfshirë këtë zonë mëngjesin e sotëm. Përshkimi i rrugës bëhet në kushtet e pamjes së kufizuar.

Veç kufizimit të pamjes, mjegulla është precedent për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion dhe drejtuesit e automjeteve ju duhet të lëvizin me kujdes. Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës, në këtë periudhe ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondestimin e avujve që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend por edhe i mungesës së reshjeve të borës.

Mjegulla, ka mbuluar edhe ‘Rrugën e Kombit’, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës duke vështirësuar qarkullimin. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, qyteti I Kukësit, shfaqet i zhytur në një peizazh gri gjatë kohës së qëndrimit të mjegullës.