MENU
klinika

Arbana Osmani zbulon muajin

Kur do fillojë “Big Brother VIP 2”?

23.02.2022 - 10:16

Pak javë më parë dy producentet e “Big Brother VIP” Lori dhe Sara Hoxha zbuluan se së shpejti do vijë “Big Brother VIP 2”. Pas mbylljes së sesonit të parë me personazhe publike në mënyrën më të suksesshme, do vijë sezoni i dytë i këtij formati.

Por, kur?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur moderatorja Arbana Osmani. Në një prononcim për “Ftesë në pesë” ajo zbuloi se “Big Brother VIP 2” do të vijë në fund të dhjetorit të këtij viti. Sigurisht është shumë herët për të folur për data, por me siguri mund të themi se duhet të presim 10 muaj deri atëherë.

Ndërkohë, gjatë këtij viti Arbana do bëhen nënë për herë të tretë. Ajo bëri me dije gjatë finales së “Big Brother” se është në pritje të ëmbël por ende nuk dihet se kur do vijë në jetë bebi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka një mesazh për të gjithë!

Arbana Osmani është lodhur nga kjo pyetje!

Nga largimi i Fifi-t te hyrja e Bora Zemanit në shtëpi

Arbana Osmani zbulon prapaskenat e “Big Brother VIP”