MENU
klinika

Në fokus dialogu me Serbinë

Kurti takohet me Lajçak në Mynih

19.02.2022 - 15:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar këtë të shtunë me përfaqësuesin special të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk në Mynih.

Gjatë këtij takimi Kurti e ka njohur Lajçak me ecurinë e reformave të nisura në ekonomi, në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, gjithashtu edhe për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.

Në fokus ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

 

 

Albin Kurti

 

Kurti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajçak mbyll vizitën në Kosovë

“Takime produktive, dialogu rinis këtë muaj”

Darko Obradoviç: Kurti dëshpëroi votuesit e tij”

“Lajçak s’mund t’ia marrë Grenellit dialogun nga dora”