06.02.2022 - 11:28
Personi i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionet të lartë 110 kv në Laç do të qëndrojë në burg.
Sander Nezha u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet 57-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Por pasi dëgjoi palët gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditë për 57-vjeçarin Sander Nezha ndaj të cilit është ngritur akuza “Shkatërrim i rrjetit elektrik” me pasoja të rënda.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pse 57-vjeçari ndërmori aktin e pazakontë