MENU
klinika

U ndalua në Shkodër

Lirohet i shumëkërkuari nga Europol, Edinjo Pulti!

21.02.2022 - 11:29

Një person me precedentë të rrezikshëm kriminal është shoqëruar nga efektivët e policisë së Shkodrës mbrëmjen e së shtunës në një lokal nate. Burime për Report Tv thanë se pas verifikimeve, Pulti është lënë i lirë, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, shtetin që e kërkon 36-vjeçarin për disa vepra penale. Edinjo Pulti rezulton i shpallur në kërkim nga Europol për tentativë vrasje dhe trafik armësh e municionesh.

Kush është Edinjo Pultin, shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë për plagosje me thike

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.