MENU
klinika

"E vërteta dhemb"

Monika tha se i ka bërë “bllok”, reagon Sabiani

25.02.2022 - 11:25

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” Monika, Sabiani, Arjola dhe Iliri kanë qenë shumë të afërt. Por, Monika duket se nuk i ka më aq mirë raportet me të gjithë. Fillimisht, ajo pati disa debate brenda shtëpisë me Ilirin. E këto debate bënë që Sabiani ta konsideronte “tradhtare” duke e prekur Monikën.

Ndërkohë, në një nga intervistat e saj pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika ka deklaruar se i ka bërë ‘bllok’ këngëtarit.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar lidhur me këtë gjë gjatë një interviste në “Shqipëria Live”. Ai tha se ishte ai i cili i ka bërë ‘block’ i pari aktores. Ai tha gjithashtu se Monikës i është dukur ‘si bombë’ fjala e Sabianit, pasi sipas tij, ajo ndihej në faj.

“Monika ‘block’-un e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori ‘block’ aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.

I është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vërteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E bëri vilën ai, vajtoni për Sabianin ju”

Donaldi i ngre zërin Monikës

Vjen dhe kënga për Ilirin!

Sabiani surprizon me projektin e ri


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën