MENU
klinika

Vjen dhe kënga për Ilirin!

Sabiani surprizon me projektin e ri

03.02.2022 - 11:46

Sabiani ka postuar këngën më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” dhe titullohet “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

Në hyrje të klipit, i cili ka pjesë të shkëputura nga rrugëtimi i tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

“Hyra ne big brother per te testuar veten dhe pse jo qe njerzit te njihnin Sabianin e vertet Çmimi esht dashuria qe jepni ju pa kushte Malli per femijet e mi dhe gjetja e nje vllai gjat ketij rrugetimi.Prandaj kjo keng esht “Per Ju”,- ka shkruar ai në përshkrimin e videos në Youtube.

Videoja ka momente “screenshot” të Ilirit me Sabianin, të Sabianit me fëmijët e tij dhe të Ilirit me vajzën e vetë.

“Është ora tre dhe natën s’fle ju shoh në ëndrrat e mia, shpirti im, gjaku im, përqafoj ëndrrat e mia. Buzëqesh, malli më thërret, Zoti mi ka dhënë…Oj dashni oj dashni ti më merr, sikur hëna ndriçon natën terr, oj dashni, oj dashni ti më merr, brenda shpirtit jeton dhe kur nuk je”,– ka shkruar ai dhe i dedikohet fëmijëve.

Pjesa për Ilirin këndohet nga Helios dhe është italisht:
“Si dy luan në kafaz, ne jemi njohur. Në momente inati ti më qetëspje kur të tjerët më dukeshin si të panjohur. Je vëlla për mua. Vlen më shumë se këto lekët. Kam respekt për ty. Je një njeri i vërtetë pa mashtrime. Midis këtyre fytyra fallco, jo nuk gjendet e jotja. Sepse e di që më dëgjon edhe kundër interesit tënd, po, jemi një dyshe dhe ndërkohë të tjerët mendojnë për përfitimin. Ti qëndro i vërtetë mos u ndje i dëshpëruar…”,- ka dedikuar Sabiani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shikon Ilirin të përlotur

Emily i bën babait një dedikim prekës!

Këtë herë pa ‘biletë kthimi’!

Sabiani largohet nga “Big Brother VIP”!