MENU
klinika

Problemet që shkakton

Mos përdorni kurrë sapun duarsh në fytyrë

20.02.2022 - 23:12

Dihet se ekziston një besim se të gjithë sapunët bëjnë një punë. Por në të vërtetëm sapuni i duarve ndihmon apo dëmton kur bëhet fjalë për rutinën e kujdesit të lëkurës? Zona të ndryshme të trupit kërkojnë nivele të ndryshme të pastrimit të lëkurës dhe përbërësit në sapunët e duarve janë të përshtatur për nevojat e duarve jo të fytyrës.

Dermatologia Ally Wheeler shprehet se “Problemi me larjen e fytyrës me sapun për duar është se mund të jetë shumë i fortë për lëkurën. Do ta bëjë lëkurën tuaj të thatë dhe fytyra juaj do të ndihet e shtrënguar dhe e irrituar”. Sapunët e duarve janë krijuar për të vrarë bakteret dhe mikrobet në duar.

Për ta bërë këtë, ndryshon ekuilibrin e pH të lëkurës, një proces shumë i ashpër për lëkurën e ndjeshme të fytyrës sonë.

Si ndikon tek aknet sapuni i duarve

Disa veti antibakteriale të sapunit të duarve mund të shkaktojnë skuqje dhe acarim të lëkurës, sipas Agloë Lifestyle. Edhe pse mund të mendoni se një sapun antibakterial i duarve mund të ndihmojë në heqjen e akneve, në disa raste, ai mund t’i përkeqësojë ato.

Për shkak se zhvillimi i akneve mund të ndikohet nga shumë gjëra, të tilla si ndryshimet hormonale ose gjëndrat dhjamore tepër aktive, është më mirë t’i përmbaheni një pastrues të veçantë fytyre për aknet që është krijuar posaçërisht për të ndihmuar në trajtimin e gjendjes.

Pra, ndërsa sapuni i duarve mund të duket si një alternativë joshëse, është më mirë ta shmangni atë dhe t’i përmbaheni produkteve që mbulojnë në mënyrë specifike lëkurën e butë të fytyrës tuaj.