MENU
klinika

Auron Tare

Myftiu i Madh i Jeruzalemit dhe Xhafer Deva i Mitrovicës

09.02.2022 - 21:03

           Ne kulmin e debatit publik per prishjen e Piramides ne Tirane nga Kryeministri i asaj kohe Berisha, ftova te fliste ne mbrojtje te trashegimise sone historike edhe Giora Solar. Prof Solar, ish Sekretari i Pergjithshem i ICOMOS dhe drejtues i Getty Center ne Kalifornia. Mbahet si nje nder ekspertet me te mire ne bote ne fushen e trashegimise kulturore. Sot ne cilesine e Keshilltarit te Qeverise Izraelite per trashegimine dhe njohes i shkelqyer i Butrintit. Ne nje dalje publike per Piramiden e Tiranes ne TV, Prof. Solar I tregoi publikut shqiptar rastin me domethenes ne Izrael dhe sesi sillet Izraeli me te kaluaren e tij historike.

Shtepia e Al Hyseinit, Myftiut te Madh te Jeruzalemit. Myftiu i Madh i Jeruzalemit nje figure historike dhe shume e rendesishme e palestinezeve dhe ndoshta figura me e rendesishme arabe e perfshire fuqimisht ne mbeshtetjen aktive te nazizmit.

Al Hyseini ishte nje personazh kaq i rendesishem per Gjermanine sa Hitleri e priste gjithmone ne audience private per te diskutuar me te ceshtjet e Lindjes se Mesme. Ne kujtimet e tija te shkruara pas luftes, Al- Huseini tregon se si shefi i SS Himler i kishte treguar ne konfidence mbi programin e spastrimit te popullates hebraike ne Europe. Shifrat e kishin suprizuar Muftiun e Madh. E megjithate mbeshtetja e tij per Hitlerin dhe dokrinen naziste ishte deri ne diten e fundit te atij regjimi. Al Hysein dhe familja e tij e fuqishme ndertoi ne Jeruzalem nje prej godinave impresionante ne kuartetin palestinez. Pas Luftes edhe pse Muftiu I madh u perpoq shume te pengonte mbritjen e izraeliteve ne token e Palestines nuk ja doli dot duke shkuar perfundimisht ne ekzil.

Shtepia e Al- Hyseinit sot ne Jeruzalem, jo vetem qe nuk u prish por po i neshtrohet nje restaurimi profesional per ta shndruar ate ne nje godine me sherbime publike per komunitetin por edhe si nje simbol per te treguar se historia nuk eshte asnje here bardhe e zi, por me shume gri ne mesin e tyre dhe duhet rrefyer pa komplekse.

Modeli sesi e shikon Israeli historine e vet eshte mjaft interesant per te kuptuar se vlerat historike te nje godine, nuk mbartin detyrimisht vlerat e pronarit te saj apo dokrinat dhe vijen politike te ndertuesve te saj. Ne se do te ishte keshtu shume godina private apo publike si ne Gjermani si ne Itali duhet te ishin shkaterruar si ndeshkim per dokrinen raciste dhe anti perendimore te atyre qe i i ndertuan. Sigurisht nje logjike naïve dhe shume e rrezikshme per ata qe e mbartin ate.

Ne kete fryme, me duket totalisht e rrezikshme debati qe po behet per restaurimin e ish shtepise se Nazistit te njohur Kosovar, Xhafer Deva. Xhafer Deva ishte nje pronazist, i cili besonte se Gjermania e kohes do te shpetonte ekspansionin sllav ne Kosove. Ishte nje njeri qe kete besim e beri si askush tjeter realitet ne veprimet e tija kunder forcave proaleate ne Shqiperi.

Historia e ka gjykuar bashkepunetorin Xhafer Deva dhe per kete, nuk ka asnje iluzion.

Por, denimi i shtepise se tij me rrenim, zhdukje dhe shkaterrim i ngjan shume filozofise komuniste te denimit te kalit te Petrit Dumes.
Aq me keq, kur kesaj filozofie i bashkohet ndonje ambassador i huaj, apo ndonje rrogetar i BE-se, te cilet, nuk kane ndershmerine e duhur per te pare modele te ngjashme ne vendet e tyre.

Si njeri qe merrem me Trashegimine Kulturore, jam pro dhe e mbeshtes idene e mikut tim Hajrulla Ceku, per ta restauruar godinen e ish-Ministrit te Brendshem te qeverise kuislinge progjermane, si nje shenje e rendesishme historike, jo vetem per vlerat e trashegimise kulturore, por edhe si nje shenje per brezat e ardhshem, per te treguar historine ashtu sic ajo ishte, me te gjitha dritehijet e saj. Dhe poshte pllakes qe mund te vendoset ne hyrje te godines se restauruar, mund te shtohet edhe shenimi i meposhtem:

”Xhafer Deva ish-Minister Kuisling. Mbeshtetes i Gjermanise Hitleriane 1942-1944. Bashkepunetor i rendesishem i Operacioneve Klandestine te CIA-s ne Ballkan 1946 -1957. Vdiq ne Kaliforni ne 1977.”

 

Fotografitë:

1. Myftiu i Madh i Jeruzalemit ne audience private me Hitlerin
2. Myftiu i Jeruzalemit me SS Reichsführer Himler
3. Xhafer Deva Mitrovica

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plani për Menaxhimin e Parkut Kombëtar

Auron Tare për Butrintin: Duhet një dorë shqiptare