MENU
klinika

Fermerët të zhgënjyer

Ndryshon skema për rimbursimin e blegtorëve

19.02.2022 - 21:41

Në pritje të rimbursimit për çdo litër qumësht, fermerët përpos faktit që u njohën me vendimin për rimbursim për krerë bagëtish, po përballen edhe me kushte të reja, që duhet të plotësojnë për të përfituar financim nga shteti.

Nëse në vitin e kaluar kush kishte 70 krerë dele apo dhi merrte rimbursim 1200 lekëpër gjedhë, tanimë përfitues do të jenë ata që kanë mbi 100 krerë dhi apo dele. Ndërkohë që shuma maksimale që mund të përfitojë nga skema një fermer që ka dele apo dhi është jo më shumë se 360 mijë lekë, aq sa ishte edhe më parë.
Jo vetëm për të imtat por ndryshime në skemë janë reflektuar edhe tek blegtorët që kanë fermë lopësh.

Në vendimin e këshillit të Ministrave të datës 9 shkurt 2022 specifikohet se për fermat e lopëve rimbursim do të marrin ata që kanë mbi 10 krerë lopë, nga 5 që ishte kushti i kaluar dhe vlera për krerë është 10 mijë lekë, dhe në total një fermer mund të përfitoj rimbursim deri në 500 mijë lekë, aq sa ishte totali i përcaktuar edhe në skemën e kaluar.
Këto ndryshime të skemës së rimbursimit nuk janë mirëpritur nga blegtorët të cilët kanë njoftuar se do të protestojnë përsëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Drita jeshile” për grante, kriteret kryesore

Skema, si do shpërndahen 5 mln euro për bujqësinë