MENU
klinika

Presidenti paralajmëron…

Nëse “Kushtetuesja” ju shkarkon do ta lironi zyrën?Ja si përgjigjet Ilir Meta

07.02.2022 - 21:56

Presidenti Ilir Meta është pyetur gjatë konferencës për media nëse do ta lirojë zyrën nëse “Kushtetuesja’ e shkarkon.

Kreu i shtetit paralajmëroi se në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohen çështje më të rëndësishme se ajo për shkarkimin e tij.

Pyetje: Nëse ju “Kushtetuesja” ju shkarkon do e lironi zyrën?

Meta: Kjo ishte pyetje e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo sekondë në shërbim të popullit dhe Presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, prandaj duhen 2/3 për ta shkarkuar që të mos bëhet noter i qeverisë dhe skllav i pushtetit. Kushtetuta e thotë qartë qe presidenti vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës dhe krime të rënda. Kanë të bëjnë me tradhtinë ndaj atdheut. Arsyeja përse është nxitur ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e atdheut. Çështja për Ilir Metën është më e parëndësishmja, sepse çështje më të rëndësishme do të shkojnë atje. Ne të gjithë do monitorojmë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të cilat janë të shenjta.

Pyetje: A besoni te drejtësia kushtetuese duke qenë se kërkuar përjashtimin e trupës?

Meta: Ne jemi për drejtësi evropiane, që do të thotë proces i rregullt. Ky është dallimi mes shtetit të së drejtës dhe shtetit të partisë. Se ç’bën gjykata është çështje e saj, nuk është çështje për Ilir Metën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN