MENU
klinika

“Nesër dorëzojmë padinë ndaj Kuvendit”

Presidenti Meta: Parlamenti falsifikoi për të justifikuar procesin farsë

07.02.2022 - 21:18

Presidenti Ilir Meta deklaron përmes një konference për mediat se nesër do të dorëzojë në Prokurori padinë ndaj Kuvendit.

Kreu i shtetit thekson se kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti, që sipas tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.

“Nesër në orën 09:00 në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjjet. Do t’u përgjigjem disa prej tyre që besoj se kanë interes për ju. Ne do të dorëzojmë padi pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vend Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, tha Meta.

“Zgjedhjet e 25 prillit provuan qëndrimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i OSBE-së. Të gjitha faktet që provojnë rastet për blerjen e votës janë vendosur në dispozicion. I kujtova GJK-së se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ që është administratori i zgjedhjeve. KQZ e konfirmon vetë përmes një shkrese, se 19 anëtarëve të Presidencës u është garantuar e drejta për të marrë informacion. Presidenti publikisht ka ndërmarrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, për të shmangur përplasjen lidhur me zgjidhjen e datës së zgjedhjeve pas 30 qershorit. Edhe gjatë situatës së pandemisë, Presidenti mori hapa për vendosjen e paqes, duke organizuar mbledhje. Presidenti ka paraqitur një platformë për integrimin europian. Ndaj përkushtimit të Presidentit për këto hapa, qeveria shkatërroi teatrin gjatë pandemisë kur zbatoheshin kushtet e vendosura. Duke shkatërruar teatrin kombëtar, dhunës ndaj aktorëve, Presidenti u paraqit vetë në Gjykatën Kushtetuese. Iniciativat e Presidentit kanë qenë të panumërta për të evituar konfliktet, dhe për të mos ngrirë procesin e integrimit europian”, tha kreu i shtetit ndërsa u ndal te përgjigjet që u parashtruan ndaj pyetjeve në gjykatë.

Më herët ishte këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj i cili shpjegoi teknikisht shkeljet e pretenduara të organit ligjvënës.

Gjykata Kushtetuese u tërhoq sot për të marrë një vendim rreth kushtetutshmërisë ose jo të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për shkarkimin ose jo të Presidentit të vendit, Ilir Meta do të jepet brenda 30 ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN