Nisur nga dita e hënë, 7 shkurt, në Greqi mund të futesh me certifikatë vaksinimi, pa bërë një test të detyrueshëm për koronavirusin.
Njoftimi për heqjen e testit të detyrueshëm për ata që kanë certifikatën europiane të vaksinimit u bë nga Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë u cilësua si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend.
“Vendi ynë po përgatitet këtë vit që nga data 1 mars të mirëpresë vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër. Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë këtë vit,” u shpreh Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias.