MENU
klinika

Arsyeja

Një mjek shpjegon pse nuk duhet të pini kafe kur zgjoheni

01.02.2022 - 22:02

Mjeku Karan Raj paralajmëron se nuk duhet të pini kafe sapo zgjoheni. Raj, i cili ndan rregullisht këshilla në llogarinë e tij në TikTok shpjegon se njerëzit duhet të heqin dorë nga kafeina si pije e tyre e mëngjesit por ta konsumojnë më vonë. Trupi nuk ka nevojë për kafeinë kur zgjohemi sepse ka substancën e vet për këtë punë.

Mund të mos e ndiejmë, por kur zgjohemi trupi ynë ka nivele të larta të kortizolit, substancë që na bën të hapim sytë dhe të ngrihemi nga shtrati. Disa orë më vonë nivelet e kortizolit bien dhe kafeja vjen në ndihmë. “Pra, ruajeni kafen tuaj për pak më vonë kur kortizoli dhe energjia ulet”, thotë ai.

Krahas kësaj, ai vë në dukej dhe gabime të tjera të zakonshme që bëjmë çdo mëngjes. Kur e shtyjmë alarmin për të fjetur dhe pak më shumë, në fakt bën më shumë dëm sesa mirë. Kur të zgjohemi sërish kemi një ndjenjë më të madhe lodhjeje sesa nëse do të kishim arritur të zgjoheshim që në fillim.