MENU
klinika

Rusia drejt izolimit të plotë

Një tjetër shtet evropian i mbyll hapësirën ajrore për avionët komercialë

27.02.2022 - 11:25

Rumania ka mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët komercialë rusë, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Leja për kalime ajrore dhe aterrime të kompanive ruse do të pezullohet, ka thënë Qeveria e Rumanisë.

Vetëm fluturimet e lidhura me ndihmë humanitare apo urgjenca tjera do të përbëjnë përjashtim.

Edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, tashmë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse.

Gjermania po përgatitet për të vepruar njëjtë.

Gjithashtu edhe Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar gjithashtu se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë, por nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë – që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet.